Sot, Gjilani vishet bardh e kaltër.
Me krenari të madhe, ne si Drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport në kuadër të Komunës së Gjilanit, i shprehim urimet më të sinqerta për titullin Kampion i Kosovës në Football, FC DRITA-s.
FC Drita edhe një herë dëshmoi se është krenaria sportive e qytetit tonë, një klub që bashkon gjenerata, ndez emocion dhe e mban Gjilanin në majat e futbollit kosovar.
Urime lojtarëve, stafit, drejtuesve dhe tifozëve fantastikë “Intelektualët”.
Ky sukses i takon gjithë qytetit.
Gjilani feston me kampionët!





