Sot, më 8 Maj, në Ditën Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, Kryqi i Kuq i Kosovës – Dega në Gjilan organizoi Garat Komunale të Ndihmës së Parë mes shkollave të mesme të komunës.
Pjesëmarrëse ishin shkolla të ndryshme të mesme, të cilat treguan aftësi, njohuri dhe përkushtim të lartë në ofrimin e ndihmës së parë në situata emergjente.
Në përfundim të garës:
Vendin e parë e fitoi Gjimnazi Natyror “Xhavit Ahmeti”, i cili do të përfaqësojë komunën në garat regjionale.

Komisioni vlerësues, vlerësuan me kujdes të gjitha performancat. Me krenari mund të themi se të gjithë nxënësit treguan nivel të lartë aftësish, profesionalizmi dhe humanizmi.
Falënderojmë të gjitha shkollat pjesëmarrëse për angazhimin dhe bashkëpunimin, duke shpresuar që aktivitete të tilla të vazhdojnë të promovojnë rëndësinë e ndihmës së parë dhe edukimin për shpëtimin e jetëve.






