Kamenicë

Ditë e shënuar për banorët e brezit kufitar

Banorët e brezit kufitar ende kujtojnë 11 majin e vitit 1999, kur forcat paramilitare serbe, rezervistë e policë serbë, sikurse edhe ushtarë serbë ua kishin mësyrë fshatrave shqiptare të Komunës së Kamenicës për të shfarosur popullatën e pambrojtur shqiptare, e cila siç thekson Selver Lenjani nga fshati Karaçevë i Komunës së Kamenicës shpëtimin e gjeti nga miqtë amerikanë në krye me presidentin Bill Klinton, falë heronjve të UÇK-së dhe rezistencës sonë.

Lenjani kujton se si në orët e hershme të mëngjesit, forca të mëdha serbe ia kishin mësyrë brezit kufitar, duke kërkuar aktivistë e veprimtarë që ishin angazhuar për çështjen kombëtare dhe lirinë e Kosovës. Ai kujton aktivitetet e tyre nga viti 1990, në Këshillin e Financave duke ndihmuar arsimin, shkencën e kulturën, pastaj veprimtarinë në Shoqatën Humanitare “Nëna Terezë” dhe krejt kjo veprimtari po përcillej nga  Stacioni Policor i Kamenicës dhe ka shtuar se edhe ai vet për shkak të aktivitetit në vitin 1999 ishte marrë në Stacionin Policor në Kamenicë dhe jeta e tij ishte në rrezik.

Ai kujton edhe bashkëveprimtarët  e tij që gjithashtu e kishin jetën në rrezik, kurse edhe shumë banorë të fshatrave të brezit kufitar ishin rrahur e maltretuar, sikurse që kishte edhe lista për ekzekutim, ku dy nga ta ishin vrarë.

You Might Also Like