Komunikacion

Identifikohet dhe gjobitet vozitësi për tejkalim të rrezikshëm në trafik

Gjilan, 11 maj 2026

Me datë 03.05.2025 vozitësi i automjetit Golf me targa vendore, në kundërshtim me ligjin mbi rregullat e trafikut rrugor nr. 08/L-186, ka kryer një tejkalim të parregullt duke rrezikuar sigurinë e pjesëmarrësve të tjerë në trafik.

Veprimi i kundërligjshëm është dokumentuar edhe përmes pamjeve video të realizuara nga qytetarët, ku shihet momenti i tejkalimit të rrezikshëm në rrugë.

Pas pranimit të pamjeve Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor në Gjilan ka ndërmarrë menjëherë veprimet e nevojshme operative, me ç’rast është arritur identifikimi i vozitësit ndaj të cilit është shqiptuar gjobë konform legjislacionit në fuqi.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan mbetet e përkushtuar për të garantuar sigurinë rrugore, fton qytetarët që të respektojnë rregullat e trafikut dhe inkurajon raportimin e sjelljeve të rrezikshme në rrugë në stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kundestarë:192; 03850807001.

Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë.

You Might Also Like