Komunikacion

Drejtoni motoçikletën në mënyrë të sigurt! 

                                                                                                                                               

Në kuadër të planifikimeve operative njësite policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan janë duke vazhduar me kontrolle të shtuara ndaj drejtuesve të motoçikletave, skuterëve, trotineteve dhe mjeteve tjera të ngjashme me të qëllim të rritjes së sigurisë në trafikun rrugor në gjithë zonën e përgjegjësisë të Rajonit të Gjilanit.  

 

Nga data 01.04 2026 deri me 30.04.2026 janë shqiptuar; 

 

  • Nëntëdhjetë e pesë (95) gjoba për drejtim të këtyre mjeteve pa patë shoferi përkatës,  
  • Njëqind e dyzet e nëntë (149) gjoba për këto mjete pa regjistrim,  
  • Gjashtëdhjetë e pesë (65) gjoba për drejtim pa helmetë gjatë drejtimit të motoçikletës,  
  • Njëqind e gjashtëdhjetë e një (161) motoçikleta janë përjashtuar nga trafiku (konfiskuar)  
  • Shtatëdhjetë e pesë (75) gjoba për drejtuesit e trotineteve 
  • Njëqind e trembëdhjetë (113) gjoba për masa të tjera ndaj ngasësve të këtyre mjeteve konform ligjit për rregullat në trafikun rrugor. 

 

 

Drejtimi i motoçikletave dhe mjeteve me dy e me shumë rrota me dokumente valide dhe duke respektuar normat ligjore në fuqi, nënkupton shpëtimin e jetës për vete dhe të tjerët.  

 

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të tregojnë kujdes të shtuar me qëllim rritjen e sigurisë në rrugë. 

 

 

Me respekt, 

You Might Also Like