Futboll

Ensar Rexhepi i SC Gjilani ftohet nga Kombëtarja e Kosovës U17

Kombëtarja e Kosovës U17 do të jetë e grumbulluar më 15 Maj për të zhvilluar ndeshje kontrolluese dhe për ti testuar futbollistët më të mirë të vendit.
Pjesë e listës së ngushtë është edhe futbollisti Ensar Rexhepi, i cili tashmë është anëtar i dalluar i shkollës së futbollit Gjilani.
Të gjithë në SC Gjilani i urojnë shumë suksese Ensarit me ekipin kombëtar, duke shpresuar që do jetë anëtar i rregullt i “dardanëve” në gjitha grumbullimet.

You Might Also Like