Aktivitete javore në trafikun rrugor
Gjilan, 08 maj 2026
Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia rajonale e Trafikut Rrugor dhe Stacionet Policore gjatë periudhës kohore 01.05.2026 – 07.05.2026 në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik kanë shqiptuar njëmijë e gjashtëqind e dyzet e tetë (1648) gjoba.
Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në:
· Hetim i trembëdhjetë (13) aksidenteve të trafikut me dëme materiale,
· Hetim i katërmbëdhjetë (14) aksidenteve të trafikut me të lënduar,
· Shqiptuar tridhjetë e dy (32) gjoba për mos përdorim të rripit të sigurisë,
· Shqiptuar tetëmbëdhjetë (18) gjoba për përdorim të telefonit,
· Shqiptuar nëntëmbëdhjetë (19) gjoba për modifikim të automjetit (folije të errëta),
· Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për njëzet e tetë (28) ngasës.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan apelon tek të gjithë ngasësit në rast aksidenti me dëme të vogla materiale ruani qetësinë, respektoni rregullat dhe bashkëpunoni me njëri-tjetrin, fotografoni vendin e ngjarjes, shkëmbeni të dhënat dhe plotësoni dhe nënshkruani raportin Evropian të aksidenteve.
Mbajeni gjithmonë me vete raportin evropian dhe kontribuoni për trafik më të sigurt për të gjithë!




