Viti

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar Jonathan Hargreaves vizitoi komunën e Kllokotit

Nënkryetari i Komunës së Kllokotit, z. Refik Hallili, priti në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ku u diskutuan çështje me rëndësi për Komunën e Kllokotit dhe zhvillimin e saj në të ardhmen.
Gjatë këtij takimi u trajtuan tema të ndryshme që lidhen me zhvillimin lokal, përmirësimin e kushteve për qytetarët, fuqizimin e institucioneve komunale, si dhe bashkëpunimin në fusha të ndryshme me interes për komunën dhe qytetarët e saj,njofon portali Info Plus.

Nënkryetari z. Refik Hallili e falënderoi Ambasadorin Jonathan Hargreaves për vizitën dhe interesimin e treguar ndaj Komunës së Kllokotit, duke theksuar përkushtimin e komunës për zhvillim, transparencë dhe avancim të shërbimeve për qytetarët.

Nga ana e tij, Ambasadori britanik vlerësoi angazhimin institucional dhe gatishmërinë për bashkëpunim në projekte dhe iniciativa që ndikojnë pozitivisht në zhvillimin ekonomik, social dhe institucional të komunës.

Takimi u zhvillua në frymë shumë pozitive dhe bashkëpunuese, me fokus në interesin e qytetarëve dhe perspektivën zhvillimore të Komunës së Kllokotit.A.Zuka

You Might Also Like