Komunikacion

Identifikohen kundërvajtjet në trafik përmes kamerave të sigurisë në qytet 

                                                                                                                                             

Dy vozitës të automjeteve BMW X5, njëri me ngjyrë të kuqe dhe tjetri me ngjyrë të zezë, me targa vendore, kanë vepruar në kundërshtim me Ligjin Nr. 08/L-186 për Rregullat e Trafikut Rrugor. Njëri nga vozitësit ka drejtuar automjetin në shiritin e kundërt të lëvizjes dhe nuk është ndalur në shenjën e dritës së kuqe në semafor, ndërsa vozitësi tjetër ka kryer tejkalim në vijë të plotë, në afërsi të vendkalimit për këmbësorë pranë rreth rrotullimit, duke rrezikuar sigurinë e pjesëmarrësve të tjerë në trafik. 

 

Këto kundërvajtje janë identifikuar dhe dokumentuar përmes pamjeve të kamerave të sigurisë të vendosura në qytet. 

 

Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor në Gjilan ka ndërmarrë menjëherë veprimet e nevojshme operative, me ç’rast janë identifikuar vozitësit dhe ndaj tyre janë shqiptuar gjoba konform legjislacionit në fuqi. 

 

Me qëllim parandalimin e aksidenteve në trafikut rrugor, Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan apelon tek të gjithë ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik, të përshtatin ngasjen dhe shpejtësinë me kushtet e rrugës. Siguria në trafik është përgjegjësi e përbashkët dhe kërkon angazhimin e të gjithëve. 

You Might Also Like