Të dashur qytetarë,
Sonte, bashkë me partnerin tonë të koalicionit PDK-në dhe kryetarin Riad Rashiti, takuam strukturat tona në qytet.
Atmosfera ishte fantastike, plot besim, entuziazëm dhe përkushtim për ditën e ndryshimit.
Në çdo fytyrë të këtyre intelektualëve e patriotëve shihej dëshira për ndryshim, për zhvillim, për një qeverisje që i kthen dinjitetin qytetarëve.
Gjilani është gati për hapin vendimtar, për fitoren që na bashkon, që i jep fund përçarjeve dhe linqimeve, e mbi të gjitha, që e kthen qeverisjen për qytetarët drejt një zhvillimi të dinjitetshëm e parimor.
Është referendumi i gjilanasve të ndershëm, që duan zhvillim, duan punë, duan ndryshim. Është momenti kur qytetarët vendosin t’i thonë “mjaft” mashtrimeve, përçarjeve e shantazheve që e kanë mbajtur qytetin peng për 4 vite.
Më 9 nëntor, Gjilani voton për dinjitet, për punë, për zhvillim, për bashkim.
Ju ftojmë ta votoni numrin 113 për LDK-në dhe për mua si kandidat për kryetar. Sepse, kjo përveç që është një garë politike, kjo do të jetë beteja vendimtare e shpresës dhe zhvillimit për qytetarët dhe për Gjilanin tonë të zemrës.
Përgjithmonë i juaji,
Arbër R. Ismajli






