Futboll

Dy lojtarë të Dritës në kombëtaret e tyre, shtyhet ndeshja me Prishtinën

Shtyhet derbi Drita-Prishtina, shkak ftesa e dy futbollistëve të gjilanasve nga kombëtaret
Klubi gjilanas, Drita ka njoftuar zyrtarisht se ndeshja e tyre ndaj Prishtinës është shtyrë për një afat të pacaktuar.
Ndeshja kryesore e xhiros së 13-të në Albi Mall Superligën e Kosovës është padyshim ajo në mes të dy rivalëve të viteve të fundit, Dritës dhe Prishtinës.
Kjo ndeshja ishte planifikuar të zhvillohej ditën e hënë, më 11 nëntor, por tani është shtyrë në një afat të pacaktuar.
Është vet klubi gjilanas që ka njoftuar zyrtarisht shtyrjen e ndeshjes shkaku i ftesave të kombëtareve për dy futbollistët e saj, Faton Malokut te Kombëtarja e Kosovës dhe Ibrahim Salifu te Kombëtarja e Beninit.

You Might Also Like