Libri

SI SYRI I DITËS

Avdush Canaj
Ti je si buzëqeshja në sytë e lules
Ti je si kënga në pentagramin e pemës
Si faqja e ëmbël e pjeshkës
Në dorën e diellit
Si syri i ditës kur zgjohet nga gjumi
Nesër, pas mësimit,
Do ta them fjalën më të bukur
Të zemrës
——-
Gjilan, 11 nëntor 2025

You Might Also Like