Libri

ME MYSAFIRËN E “VJESHTËS LETRAR TË GJILANIT” – SHKRIMTAREN RITA PETRO

E shtuns e 29 nëntorit 2025, në sallën e takimeve letrare – kulturore të Bibliotekës së qytetit, “Fan S. Noli”, në Gjilan, mirëpriti njërën nga poetet më të shquara të letërsisë bashkëkohore shqiptare, Rita Petron, e cila në dekadën e fundit të këtij çerek shekulli, ishte nga më të kërkauarat, vlerëarat si dhe të kritikuarat, për artin dhe thyerjen e tabuve që solli përmes poezisë së saj, RITA PETRON.
Rira, jo vetëm që solli risi poetike në këto tri dekada krijuese, po, solli risi edhe në “Vjeshtën letrare …” të Gjilanit,
Veprimtaria letrare e edicionit të gjashtëmbëdhjetë, me radhë të Manifestimit, “Vjeshta letrare e Gjilanit”, ndryshoi mënyrën e rrjedhëss së takimit letrar, jo vetëm duke e ndërruar formën e organizimit po, edhe të përmbajtjes. Për herë të parë, e vendos një bashkëbisedim letrar para publikut të “Vjeshtës letrare”, mes drejtueses së veprimtarisë, shkrimtares Albinë Idrizi dhe të ftuarës së këtij edicioni, shkrimtares Rita Petro nga Tirana jo vetëm në prani e para publikut, po edhe me vetë publikun, ku nuk munguan pyetjet dhe interesimet e tyre kundrejt mysafires.
Njëkohësisht, mes këtyre bashkëbisedave që shoqëroheshin dhe me deklamime nga ana e Linditë Ramushi Dushkut dhe të Vigjilent Kurtit, po edhe me vlerësimet letrare të paraqitura nga studiuesja e letërsisë e poetja Donikë Dabishevci, si dhe nga Lindit♪7 Ramushi Dushku e Blinerë Hajdarai, ku kjo e fundit, për dallim nga dy të parat që folën për poezinë e saj, kjo e fundit u përqëndrua me romanin e parë të Ritës, “Lindursë prapthi.
Krejt në fund, Rita Petro, me elegancën dhe lirshmërinë e saj komunikuese iu drejtua me një fjalë përmbyllëse publikut si dhe organizatorëve, ku i falënderoi për ftesën dhe pritjen e ngrohtë duke iu dhuruar më pas edhe ndonjë libër të sajin, pastaj duke bashkëbiseduar me lexuesit e saj si dhe duke u fotografuar e lënë mbresa të pashlyeshme tek të pranishmit, po edhe duke marrë kujtime të bukura nga Gjilani.
Një dëshmi e gjithë kësaj atmosfere që e krijoi Rita Petro në “Vjeshtën letrare të Gjilanit”, mund ta shihni edhe përmes fotografive të shumta që i realizoi Foto-Ferki, përfshirë dhe Foton e përbashkët para bibliotekës si dhe kërkesën e zëshme që këtk shkrimtare ta kemi sërish në Gjilan.
_____________________________

Kurt Rexha/ Ars Clubi “Beqir Musliu

You Might Also Like