Një javë para mbylljes së sezonit vjeshtor Super Ligën e Kosovës do ta ngrohë derbi lokal FC DRITA – SC Gjilani në ndeshjen e xhiros së 17-të.
I pari ngrohjet i nisi Kristal Abazaj potencoi fillimisht se:
“Stervitja shkoi shumë mirë dhe me aq kohë sa kemi pasur jemi përgatitur mjaftë mirë dhe deri diku jemi të lodhur pasi kemi pasur shumë ndeshje në këto kohë, por është shumë normale për pozitat ku jemi ne dhe sukesin që kemi arritur dhe nuk ndikon në nivelin e performancës dhe objektivin që kemi me. Secili derbi ka atmosferën e tij në bazë edhe të tifozëve por gjithësecili futet në fushë për të dhënë 100% pasi derbi nuk është si ndeshjet e tjera është një ndeshje më e luftume dhe është për të bërë krenar qytetin”.


