
Në temeperatura të ulëta ekipi është shfaqur në fushën stërvitore për të mbyllur edhe përgatitjet e fundit para duelit të fundjavës ndaj Prishtinës së Re.
Gjatë gjithë javës kanë mbretëruar temperatura të ulëta dhe me mjegull në fushën stërvitore në cilën kuqebardhët kryejnë punimet për secilën ndeshje kampionale.
Gjithë grupi ka qenë i fokusur në punë dhe në udhëzimet të cilat stafi teknik i ka përgatitur për duelin e fundjavës ndaj Prishtinës së Re.
Si asnjëherë më parë, gjithë futbollistët do të jenë të gatshëm për këtë sfidë, duke përfshirë edhe mbrojtësin Mario Zebic, i cili mungoi në katër duelet e fundit.
Kujtojmë që dueli i parë ndërmjet dy skuadrave përfundoi me fitoren e kuqebardhëve me rezultat minimal 0-1.
Takimi i së dielës është edhe i fundit për këtë edicion.





