ZGJEDHJET 2025

Aktivitetet zgjedhore të VV-së

Mbrëmjen e vazhduam në Bresalc, së bashku me kandidatët tanë për deputetë, në një takim të ngrohtë dhe me pjesëmarrje të jashtëzakonshme nga banorët e kësaj ane.
Përkrahja masive dhe energjia pozitive e qytetarëve dëshmuan qartë se Bresalci vazhdon të qëndrojë fuqishëm në krah të vizionit tonë për zhvillim, barazi dhe mirëqenie.
Bresalci nuk lëshon pe – për begati e siguri.

Së bashku me Kryetarin e Komunës, z. Alban Hyseni, dhe kandidatët për deputetë, u takuam me banorët e Uglarit në një bashkëbisedim të hapur e konstruktiv.

Banorët e këtij lokaliteti, ashtu si në zgjedhjet lokale, dëshmuan edhe një herë përkrahjen e tyre të fuqishme dhe të palëkundur për Lëvizjen Vetëvendosje, duke konfirmuar besimin në qeverisjen e ndershme, zhvillimin e qëndrueshëm dhe projektet konkrete që po realizohen në shërbim të qytetarëve.

Në shtand na u bashkuan Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani bashkë me kandidatët për deputetë të Gjilanit, në bashkëbisedim të ngrohtë me qytetarë dhe bashkatdhetarë.

Entuziazmi po ndihet në sheshin “Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha”, në përkrahje të Kryeministrit Albin Kurti dhe Lëvizjes VETËVENDOSJE!, për siguri dhe begati për të gjithë.

Mbështetja për Luginën vazhdon.

You Might Also Like