ZGJEDHJET 2025

VV takon mërgimtarët dhe qytetarët e Gjilanit

Mërgimtarët janë zemra e këtij vendi dhe me ardhjen e tyre Gjilani po merr një energji të re dhe gjallëri.
Kandidatët tanë për deputetë u takuan në konakun e Arsim Hashanit në Verbicë të Kmetovcit, ku u zhvillua një bashkëbisedim i hapur për çështjet që prekin drejtpërdrejt jetën e qytetarëve. U diskutua për shtesat për fëmijë, të cilat nga 10 euro do të rriten në 90 euro, si dhe për investimet e realizuara nga Kryetari i Komunës, Alban Hyseni, i cili tashmë ka lidhur këtë fshat me fshatin Malishevë, duke përmirësuar ndjeshëm qasjen dhe jetën e banorëve.
Banorët e kësaj ane shprehën përkrahjen e tyre të fuqishme dhe vendosmërinë për të mos lëshuar pe për siguri dhe begati, duke konfirmuar besimin në Lëvizjen VETËVENDOSJE! dhe numrin tonë në këto zgjedhje 116.
 

Në listën e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, 40 gra garojnë për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Në sheshin “Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha” në Gjilan, kandidatët burra të Lëvizjes kanë shpërndarë fletushkën “Gratë kandidate të Listës tonë”, në mbështetje të grave kandidate.

Gratë janë shtyllë e familjes dhe themel i shoqërisë, të denja për udhëheqje dhe vendimmarrje, zë i fuqishëm i barazisë në kauzën tonë për Siguri dhe Begati.

Mbrëmë u takuam me të rejat dhe të rinjtë e qytetit, së bashku me Kryetarin e Komunës z. Alban Hyseni dhe kandidatët për deputet. Rinia është pasuria më e madhe e vendit dhe për këtë pjesë të shoqërisë jemi kujdesur që, në mandatin e parë, shkollimin universitar ta bëjmë pa pagesë.

Përveç kësaj, Qeveria Kurti ka sjellë politika konkrete për rininë, duke krijuar më shumë mundësi për punësimin e parë, praktikat profesionale dhe aftësimin e tyre në tregun e punës. Programi Superpuna ka qenë një mbështetje e drejtpërdrejtë për të rinjtë, duke lehtësuar punësimin dhe duke ndihmuar ndërtimin e përvojës profesionale që u hap dyert drejt një karriere të qëndrueshme.

You Might Also Like