Futboll

SC Gjilani mirëpriti kryetarin e FFK-së, Agim Ademi, në kampin përgatitor në Antalia

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka vizituar kampin stërvitor të Sport Club Gjilanit në Antalia të Turqisë, ku skuadra po zhvillon përgatitjet për vazhdimin e sezonit.
Gjatë kësaj vizite, z. Ademi u takua me drejtuesit e klubit, stafin teknik dhe futbollistët, duke i përgëzuar për punën dhe përkushtimin e treguar, si dhe duke shprehur mbështetjen e Federatës për klubet kosovare në rrugëtimin e tyre sportiv.
Vizita shërbeu si motivim shtesë për ekipin, i cili po punon me intensitet të lartë për të arritur objektivat e vendosura, me synim paraqitje sa më të mira në garat vendore.

You Might Also Like