Futboll

Futbollistët e Dritës me ushtrime të veçanta

FC Drita po zhvillon një fazë të përgatitjeve në Shqipëri dhe në kohën që në Kosovë po mbretërojnë temperatura polare, të përcjella me të reshura  të vazhdueshme, futbollistët e Dritës po ushtrojnë edhe në plazh, duke u futur edhe në det.

Ekipi gjilanas ka udhëtuar për në Durrës, për një qëndrim pesëditor, kurse ata pritet që në fundjavë të kthehen në Kosovë, për të udhëtuar sërish jashtë vendit dhe me të vetmin qëllim që sa më të përgatitur t’a presin kampionatin.

 

You Might Also Like