Sport Club Gjilani ka pësuar edhe një humbje në ndeshjen miqësore ndaj ekipit nga Kazakstani Aktobe me rezultat 0:2.
Kuqebardhët shumë herët pësuan dy gola, në minutën 3 dhe 4, por në ndeshjen e mbetur nuk ia dolën që së paku të shënojnë një herë.
Fillimisht për ekipin kazak ka shënuar Artur Shushenachev në minutën 3 dhe me t’u nisur nga qendra Gjilani ka pësuar edhe njëherë, kësaj radhe nëpërmjet Ajdin Zheljkoviq./kryelajmi.com/.




