Letren time drejtuar Atdhetarit e Patriotit të madh kombëtar Hasan Malaj, e kanë shikuar, lexuar dhe shpërndar shumë, me mijëra lexues në fb!
Letrën time në nderim të Patriotit e Atdhetarit Hasan Malaj, janë të shumtë ata që e kanë shpërndar, që e kanë komentuar me nderim e respekt, që e kanë pëlqyer dhe mbi 40.800 që e kanë shikuar!
Letra ime drejtuar Atdhetarit e Patriotit Hasan Malaj, Vëllaut të madh të Heroit të Kombit Rexhep Malaj, ishte shprehje nderimi e respekti të pakufishëm ndaj gjithëçkaje të mirë e në shërbim të çështjes kombëtare që kishte bërë në dekada e vite!
Letra ime drejtuar Atdhetarit e Patriotit Hasan Malaj, djalit të madh të Axhes Mehmet Malaj, ishte nderim absolut, për tërë kontributin e Tij në veprimtarinë atdhetare e patriotike që kishte zhvilluar në gurbet, në radhët e organizimit politik ilegal atdhetar, për çlirimin e Kosovës nga Serbia pushtuese!
Letra ime drejtuar Atdhetarit e Patriotit Hasan Malaj, është shkruar për të thënë një të vërtetë historike, që nuk mund dhe nuk duhet të heshtet!
Të shkruash për kontributin e Atdhetarit dhe Patriotit Hasan Malaj në lëvizjen atdhetare, në organizimin politik ilegal dhe në rezistencën aktive kundër pushtimit jugosllavo-serb, nuk është glorifikim – është detyrim moral dhe është përgjegjësi historike!
Patrioti e Atdhetari i madh Hasan Malaj nuk është figurë e trilluar, por është veprimtar real, i dokumentuar dhe i njohur nga brezat e veprimtarëve të lëvizjes ilegale!
Që nga burgosja e parë dhe më pas rënia e Vëllaut të Tij, Heroit të Kombit Rexhep Malaj, Ai nuk u tërhoq, as nuk u fsheh dhe as nuk heshti!
Por përkundrazi Patrioti e Atdhetari Hasan Malaj, u vu plotësisht në shërbim të çështjes kombëtare, brenda dhe jashtë Atdheut!
Të thuash këto fakte, t’i rendisësh dhe t’i vësh në dritë, nuk është glorifikim, por realizëm historik!
Glorifikim do të ishte shpikja e meritave, fshehja ose manipulimi i së vërtetës!
Asgjë nga këto nuk gjendet në letrën time, drejtuar Atdhetarit e Patriotit të madh kombëtar Hasan Malaj!
Të gjithë ata që janë të një mendje e të një zëri me mua, që janë pajtuar e që janë dakord me atë që e kam shprehur në letrën time drejtur njërit prej shqiptrëve më të mëdhenj e më besnik të luftës për liri, simbolit të dashurisë enorme ndaj Popullit, Atdheut dhe Kombit, Atdhetarit dhe Patriotit Hasan Malaj, ju jam mirënjohës dhe i falenderoj!
Që pas burgosjes së Vëllaut të Tij, Heroit të Kombit Rexhep Malaj, Atdhetari e Patrioti i madh kombëtar Hasan Malaj, është vënë qind për qind në shërbim të çështjes kombëtare e të lëvizjes ilegale politiko-patriotike brenda e jashtë Atdheut!
Asgjë nuk është e glorifikuar në letrën time drejtuar Atdhetarit e Patriotit të madh kombëtar Hasan Malaj, përkundrazi jam i bindur se i kam mbetur shumë borgj ndriqimit të aktivitetit të Tij të jashtëzakonshëm!
Vënja në spikamë e kontributeve të mëdha të Patriotit e Atdhetarit Hasan Malaj, dhënë boshtit kurrizor të veprimit aktiv ilegal patriotik kundër pushtimit jugosllavo-serb në Kosovë, asesi nuk është glorifikim, por nderim absolut dhe shumë meritorë!
Atdhetari e Patrioti i madh kombëtar Hasan Malaj, ishte idoli yne, sepse Ai ishte bërë veprimtar aktiv legal dhe luftonte me aq sa dinte dhe sa ishte e mundur, luftonte e angazhohej pa kursim për të drejtat e popullit shqiptar në Kosovë dhe vise!
Ne antarët dhe veprimtarët e LPK-së të Anamoravës, kemi qenë të hasanizuar, sepse Hasan Malaj për neve ka përfaqësuar shqiptarin e vendosur dhe vëllaun besnik e të panënshtruar, vëllaun që nuk ndalet pas vrasjes së vëllaut, por e vazhdon edhe më me vrull angazhimin dhe aktivitetin për liri, Republikë e pavarësi të Kosovës!
Hasan Malaj ishte modeli më popullor i atdhetarit, i cili pas vrasjes së vëllaut të Tij Heroit të Kombit Rexhep Malaj, me guximin e Tij politik dhe intelektual, jo vetem nuk e ndali angazhimin për liri të shqiptarëve në ish – Jugosllavi, por përkundrazi e vazhdoi dhe i dha vrull e hov edhe me të madh!
Patrioti dhe Atdhetari i madh kombëtar Hasan Malaj, bashkë me Babain e Tij, Axhën Mehmet Malaj dhe me Komandantin e parë të Partisë së Luftës së Kosovës, Heroin e Kombit Rexhep Malaj, ishte shembull frymëzimi dhe qëndrueshmërie – jo mit, por njeri konkret me vepra konkrete, Ai përbën treshen e famshme të Malajve të panënshtruar, të cilët emrin Atdhe, e shkruanin me flakën e pushkës për liri!
Ata që e kanë lexuar me vëmendje e dinë se letra ime është e përmbajtur, e matur dhe e ndërtuar mbi respektin njerëzor e kombëtar!
Nëse sot përmendja e sakrificës, e guximit dhe e përkushtimit quhet “glorifikim”, atëherë problemi nuk është te letra, por te tendenca e harresës kolektive që po tentohet te zëvendësojë të vërtetën!
Historia nuk shkruhet duke ulur kokën, as duke heshtur, por duke e thënë të vërtetën – edhe atëherë kur ajo bezdis!
Ismet Sylejmani,
Ish – antar i Kryesisë së Këshillit të Rrethit për Anamoravë të LPK-së,
Ish – Antar i Komitetit Drejtues të LPK-së,
Ish – Antar i Shtabit të ZOK të UÇK-së,
Ish – Zëdhënës i Zonës Operative të Karadakut të UÇK-së!
Ish – Zëdhënës i Zonës së 6-të të TMK-së!
Prishtinë, 29 Janar 2026!





