Gjilan

Vizitë Stacionit Policor në Gjilan nga nxënës

Me rastin e shënimit të 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Stacioni Policor në Gjilan ka mirëpritur një grup nxënësish të klasave I–V nga Shkolla Fillore “Liria” në fshatin Uglar dhe Shkolla Fillore “Sadullah Brestovci” në Gjilan, të shoqëruar nga personeli mësimor i këtyre institucioneve arsimore. Kjo vizitë u realizua me qëllim të njohjes më të afërt të nxënësve me organizimin, funksionimin dhe misionin e Policisë së Kosovës, si dhe me rolin dhe përgjegjësitë e saj në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.

Gjatë qëndrimit në stacion, nxënësit u informuan me detyrat, pajisjeje që përdoren në përmbushjen e detyrave zyrtare si dhe procedurave të punës policore. Po ashtu, u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet policisë, shkollës dhe komunitetit.

Zyrtarët policorë zhvilluan bashkëbisedim me nxënësit duke ofruar këshilla praktike lidhur me sigurinë në shkollë, në rrugë, në familje dhe në hapësira publike në funksion të krijimit të një ambienti të sigurt për të gjithë qytetarët

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në forcimin e bashkëpunimit me institucionet arsimore dhe komunitetin, me synim rritjen e ndërgjegjësimit dhe edukimin e brezave të rinj mbi rëndësinë e sigurisë, rendit dhe respektimit të ligjit.

Me respekt,

Republika e Kosovës Republika Kosova – Republic of Kosovo Qeveria – Vlada – Government Ministria e Punëve të Brendshme Ministarstvo Unutrašnjih Poslova / Ministry of Internal Affairs Policia e Kosovës/Policija Kosova/Kosovo Police Drejtoria e Përgjithshme e Policisë/ Generalna Policijska Direkcija/General Police

You Might Also Like