OPINION

 Qytetarët kërkojnë zgjidhje jo zgjedhje të reja

Ismajl Kurteshi

           Apel partive parlamentare dhe deputetëve: Pajtohuni për një kandidat për  presidente/president dhe votojeni të njëjtin sot. Në Kosovë ka shumë personalitete që i plotësojnë kriteret për t’u zgjedhur president ose presidente.

    Marrëveshja është e domosdoshme për arsyen se edhe nëse e qoni vendin në zgjedhje të reja parlamentare, presidenti nuk do të zgjidhet nga një parti pra qëndrimet e ngurta nuk janë zgjidhje dhe se kandidati nuk mund të imponohet, presidenti zgjidhet vetëm pas një marrëveshjeje kompromisi. Pasi që marrëveshja është e vetmja zgjidhja qoftë sot, qoftë nesër, atëherë arrijeni marrëveshjen sot dhe votojeni  presidentin ose presidenten.

      Qytetarët nuk janë për zgjedhje të reja parlamentare, ata sot më shumë se kurdoherë janë bërë bashkë rreth kërkesën për zgjedhjen e presidentit/presidentes sot, për të cilin merreni vesh ju, detyrë e juaja është që t’i përgjigjeni pozitivisht kërkesë së qytetarëve.

  Kosovën nuk e ndihmojnë arsyetimet e juaja, e as fajësimet e ndërsjella, Kosova ka nevojë për zgjedhjen e presidentit/presidentes sot.

Koha që ka mbetur është e mjaftueshme për ta evituar krizën institucionale, prandaj pa vonës deputetët gjegjësisht partitë duhet ta shfrytëzojnë këtë kohë për të mirën e vendit.

  Kështu e kryeni detyrën tuaj dhe ja bëni vendit shërbimin që ja keni borxh.

You Might Also Like