Skuadra ka mbyllur edhe seancën e fundit stërvitore në prag të duelit kampional ndaj Ferizajt në udhëtim.
Pavarësisht mungesave të shumta në ekip, pjesa e grupit që janë në dispozicion kanë qenë tejet të fokusuar gjatë gjithë këtyre ditëve në përgatitjen e kësaj ndeshje.
Përveç Hamdi Namanit, Edison Kqikut, Mario Zebic dhe Lorik Boshnjakut të lënduar, listës u janë shtuar edhe Vokli Laroshi dhe Shqiprim Taipi, të cilët do të mungojnë për shkak të plotësimit të numrit të kartonëve të verdhë (4).
Për këtë duel janë ftuar Riol Hasani, Gentrit Klaiqi dhe Arbin Kurti nga ekipi i të rinjëve, për të cilët do të jetë hera e parë që janë ftuar në skuadrën e parë.
Kujtojmë që në udhëtimin e fundit ‘kuqebardhët’ kishin triumfuar me rezultat minimal 0-1, ndërkohë që dueli në Gjilan ishte mbyllur me shifra të barabarta 2-2.
Takimi ndërmjet Ferizajt dhe Gjilanit zhvillohet të hënën me fillim nga ora 13:00 në stadiumin ndihmës në Ferizaj.





