Drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Mimoza Kadriu, ka prit në takim kryetarin e Shoqatës Ndërkomunale të të Verbërve në Gjilan, Bajram Spahiun dhe koordinatoren e Forumit të Gruas në kuadër të shoqatës Shemsie Shkodrën.
Drejtoresha, tha se janë njoftuar nga afër me punën dhe shërbimet sociale e rehabilituese që ofrohen nga kjo shoqatë për anëtarët e saj. Po ashtu edhe për të arriturat dhe sfidat me të cilat përballen.
Ajo theksoi se bashkëpunimi zingjiror me organizatat natyrisht se do të na sjell edhe rezultate të mira e të kënaqshme.
Nga ana tjetër, kryetari i Shoqatës Ndërkomunale të të Verbërve në Gjilan, Bajram Spahiu, ka uruar drejtoreshën për marrjen e përgjegjësisë të këtij dikasteri me shumë fusha sociale.
“Fillimisht e falënderuam, për kontributin e pa shoq të dhënë si asambliste deri më tani dhe të njëjtën kohë e informuam me fushëveprimtarinë e përgjithshme të ShNV-s, të arriturat dhe sfidat që po ballafaqohemi në përgjithësi”, tha kryetari Bajram Spahiu.




