Komunikacion

Për një javë 72 gjoba për mos përdorim të rripit të sigurisë

Aktivitete javore në trafikun rrugor

Gjilan, 13 mars 2026

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia rajonale e Trafikut Rrugor dhe Stacionet Policore gjatë periudhës kohore 06.03.2026 – 12.03.2026 në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik kanë shqiptuar njëmijë e tetëqind e njëzet e shtatë (1827) gjoba.

Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në:

· Hetim i trembëdhjetë (13) aksidenteve të trafikut me dëme materiale,

· Hetim i tetëmbëdhjetë (18) aksidenteve të trafikut me të lënduar,

· Shqiptuar shtatëdhjetë e dy (72) gjoba për mos përdorim të rripit të sigurisë,

· Shqiptuar tridhjetë e dy (32) gjoba për përdorim të telefonit,

· Shqiptuar tridhjetë e një (31) gjoba për modifikim të automjetit (folije të errëta),

· Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për tridhjetë e gjashtë (36) ngasës.

Në kuadër të planifikimeve operative të ROADPOL me qëllim të rritjes së sigurisë në trafikun rrugor nga njësite policore të Drejtorisë Rajonale e Policisë në Gjilan janë duke u zhvilluar kontrolle të shtuara në rrugët e vendit me fokus të veçantë në përdorimin e rripit të sigurisë.

· Në automjetin për udhëtarë dhe në mjetet transportuese, shoferi dhe të gjithë personat që gjenden në mjet janë të obliguar të përdorin rripin e sigurisë.

· Për mos vendosjen e rripit të sigurisë nga personat që gjenden në mjet gjatë lëvizjes, parashihet gjobë prej 150 euro

You Might Also Like