Këtë të enjte, në Prishtinë do të mbahet një koncert i jashtëzakonshëm i radhës, i Filharmonisë së Kosovës, në bashkëpunim me Operën e Kosovës. Në prag të një momenti të ri në rrugëtimin artistik të Filharmonisë së Kosovës, kjo mbrëmje koncertale në Prishtinë shënon një hap të rëndësishëm, pak para debutimit të orkestrës në sallën ikonike të Filharmonisë së Berlinit. Koncerti organizohet në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë më 19 mars 2026 prej orës 19:30.
Nën drejtimin e dirigjentes Marion Wood, programi i mbrëmjes ndërthur repertorin romantik me krijimtarinë bashkëkohore, duke përfshirë Requiem für Mignon nga Robert Schumann, veprën Ballin lartë! nga Valton Beqiri dhe kryeveprën monumentale Stabat Mater nga Antonín Dvořák. Rezervoni vendet tuaja dhe bëhuni pjesë e këtij koncerti tejet të veçantë për historinë e Filharmonisë së Kosovës.
Pjesë e këtij koncerti do të jetë edhe sopranoja kosovare Elona Sadiku (2001), e cila ka përfunduar studimet Bachelor dhe Master në solo-këndim në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës. Është anëtare e Korit të Filharmonisë së Kosovës që nga viti 2021. Ka performuar si soliste në St Mark Passion BËV 247 të Bach-ut dhe Choral Fantasy të Beethoven-it, si dhe në koncerte të tjera në Hamburg, Düsseldorf dhe Prishtinë, nën drejtimin e Ē. Ešenvalds, R. Rudi dhe H. Syla. Ndër rolet operistike të spikatura janë Mercédès në “Carmen” nga G. Bizet dhe në operën “Goca e Kaçanikut” nga R. Dhomi, të dyja produksione të Operës së Kosovës. Është gjithashtu anëtare e ansambleve vokale ReVocal Ensemble dhe Ansamblit Zanat. /kryelajmi.com/.




