Gjilan

Inspektorët në aksion për largimin e reklamave pa leje

Drejtoria e Inspekcionit, po vazhdon me aksione të ndryshme në Komunën e Gjilanit, me qëllim zbatimin e ligjit.
Inspektorët kanë nisur me largimin e reklamave të vendosura pa leje në hapësirat publike.
Nga Drejtorati për Inspekcion, njoftojnë se një reklamë e madhe është hequr në rrugën ”Nëna Tereze” te rruga e Prishtinës në qendër të qytetit, derisa vazhdon largimi edhe i reklama tjera.
Inspektorët me 13 mars i kanë vënë shirita dhe njoftim në shtyllën e kësaj reklame, duke e paralajmëruar pronarin e saj edhe për pasojat në rast mos veprimit.
Derisa rekalama është hequr nga personat të cilët e kanë vendosur.
Nga Drejtorati për Inspeksion, tregojnë se aksioni do të vazhdojë deri në largimin e të gjitha reklamave dhe gjësendeve tjera pa leje.

You Might Also Like