Shkruan: Donikë Ademi
Në kuadër të projektit “Të rinjtë përmes shkollave gjithëpërfshirëse”, e implementuar nga Qendra për Arsim e Kosovës, është organizuar kuizi me tematikë “Sulmet Kibernetike”, nën drejtimin e nxënëseve Lina Kadriu dhe Riola Bllaca dhe nën mentorimin e kryetares së projektit, Laidë Ismaili.

Ky aktivitet kishte për qëllim ngritjen e vetëdijes së nxënësve rreth sigurisë në internet, njohjen e rreziqeve që paraqesin sulmet kibernetike, si dhe mënyrat e mbrojtjes nga këto kërcënime moderne dhe mjaft te frekuentuara.
Përmes pyetjeve interaktive dhe diskutimeve edukative, pjesëmarrësit patën mundësi të zgjerojnë njohuritë e tyre mbi përdorimin e sigurt dhe efektiv të teknologjisë.
Aktiviteti u zhvillua në një atmosfere bashkëpunimi dhe entuziazmi, duke nxitur mendimin kritik dhe përfshirjen aktive të të rinjve.

Ndryshe pas përfundimit të kuizit, fitues doli ekipi i paraleles X-6 në përbërje Taulant Kurteshi dhe Ermal Fejzullahu, të dytët ishin X-1 të përfaqësuar nga nxënësit Alon Haliti dhe Era Ramadani, kurse të tretët X-3 me garuesit Shkurte Abdullahu dhe Tiara Bajrami.




