Në Komunën e Gjilanit, ka rritje të sipërfaqeve të mbjella me grurë, që arrijnë mbi 3000 hektarë, çka tregon interes dhe zhvillim të kësaj kulture, tha Bajram Isufi, drejtor për Bujqësi.
Sipas tij, komuna ka mbështetur fermerët me fara cilësore dhe pleh artificial.
“Ka vazhdimësi të politikave mbështetëse për grurin (fara, plehra, subvencione), që ndikojnë pozitivisht në gjendjen e kulturës”, tha Isufi.
Drejtori për Bujqësi, tha se këta faktorë tregojnë se baza për një prodhim të mirë është e qëndrueshme dhe në përmirësim.
Sipas tij, duke u bazuar në mbështetjen institucionale, rritjen e sipërfaqeve, përdorimin e farës cilësore, mund të thuhet se gjendja e grurit është përgjithësisht e mirë dhe stabile, me potencial për rendimente të kënaqshme, nëse kushtet klimatike janë normale.
“Komuna e Gjilanit, konsiderohet një zonë me potencial të mirë për prodhimin e grurit. Gjendja aktuale është pozitive dhe premtuese, falë subvencioneve dhe rritjes së investimeve në bujqësi”, tha Bajram Isufi.
Ai shtoi se rezultati final (rendimenti) do të varet kryesisht nga kushtet klimatike të pranverës dhe menaxhimi në parcela.
Drejtori për Bujqësi, tbeksoi se në periudhën pasuese, fermerët duhet të kryejnë një plehërim të dyte sipërfaqësor nëse nuk e kanë bërë deri më tani me KAN pleh azotik me kalcium (më i qëndrueshëm dhe më i sigurt) që përmban 27% azot në sasinë prej 200 deri 250 kg/ha deri me datën 01.05.2026 është e nevojshme të kryhen masat e mëposhtme agroteknike.





