Gjilan, 18 maj 2026 – Kuvendi i Komunës së Gjilanit, në seancën e sotme të udhëhequr nga Krenare Latifi-Kqiku, ka miratuar propozim-vendimin për lejiimin e rritjes së buxhetit nga tejkalimi i realizimit të të hyrave vetanake të planifikuara nga vitet paraprake në vitin 2026, propozim vendimin për lejimin e bartjes së mjeteve nga të hyrat vetanake të pa shpenzuara nga vitet paraprake për vitin 2026, sikurse edhe që ka diskutuar për raportin financiar janar-mars 2026, të cilat i ka arsyetuar drejtori për Buxhet dhe Financa, Avdyl Kastrati.
Kuvendarët, po ashtu, kanë miratuar edhe propozim vendimin për subvencionimin e personave me nevoja të veçanta, të cilin e ka arsyetuar drejtoeresha e DSHMS-së, Mimozë Kadriu-Qerimi, propozim vendimin për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër (5 vite) ish-objektin e QKMF-së, Policisë së Kosovës – Drejtorisë Rajonale të Policisë, propozim vendimin për themelimin e Komisionit për ndarjen e bursave, sikurse edhe rishqyrtimin e vendimit për miratimin e listës së veçantë të pronave të paluajtshme për dhënien e tyre në shfrytëzim për periudhën afatshkurtër dhe afatgjatë për vitin 2026 (rekomandim nga MAPL), të cilin e ka prezantuar drejtoresha për Kadastër, Eljesë Rashiti.
Ndërkohë, anëtarët e Kuvendit kanë shtyrë për një seancë tjetër rishqyrtimin dhe hartimin e vendimit për themelimin e Komitetit për Politikë dhe Financa (kërkesë e MAPL), raportin vjetor të kryetarit për vitin 2025, draft- rregulloren për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës në administratën komunale, propozim vendimin për shpalljen e interesit të ligjshëm publik dhe caktimin e lokacionit për deponinë inerte në komunën e Gjilanit, sikurse edhe kërkesën për formimin e Komisionit për zgjedhjen e drejtorëve dhe zëvendës drejtorëve të IEAA-ve.
Në këtë seancë kanë marrë pjesë në diskutim, pyetje e rekomandimet edhe asambleistët, Gentrit Murseli, Besnik Shala, Fitim Guda, Muhadin Haziri, Fatos Ramadani, Malikie Hoxha, Bujar Nevzati, Burhan Isufi, Nazim Gagica, Fadil Ademi, Bekim Salihu, Gresa Avdiu, Hekuran Rapuca, Sami Ahmeti, Riad Rashiti, Kushtrim Kadriu, Arianit Sadiku, Naser Arifi e Shpend Nuhiu, të cilëve u janë përgjigjur drejtorët komunalë, Bajram Isufi, Mimoza Kadriu-Qerimi, Isa Agushi, Eljesë Rashiti, Kushtrim Ibrahimi, Avdyl Kastrati, Flakron Rexhepi dhe nënkryetari për komunitete, Kadir Hysenin.
Ndryshe, në këtë seancë ka dhënë betimin asambleisti, Shefket Kqiku (VV), i cili e zëvendëson Blerim Hazirin.ξ




