Viti

Haliti e Soderberg flasin për rolin e fuqizimit të gruas

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në zyrën e tij Ambasadoren e NDI-së, Nancy Soderberg, në kuadër të aktiviteteve të “Javës së Gruas 2026”, e cila këtë vit po fillon nga Komuna e Vitisë.
Gjatë këtij takimi, kryetari Haliti i uroi mirëseardhje ambasadores Soderberg dhe përfaqësuesve të National Democratic Institute, duke vlerësuar lart bashkëpunimin e deritanishëm dhe kontributin e vazhdueshëm të partnerëve amerikanë në mbështetje të proceseve demokratike, zhvillimit institucional dhe avancimit të demokracisë në Republikën e Kosovës.
Në fokus të diskutimit ishte edhe rëndësia e fuqizimit të rolit të gruas në shoqëri dhe institucione, thellimi i bashkëpunimit ndërinstitucional, si dhe angazhimet e përbashkëta që lidhen me zhvillimin lokal, përfshirjen qytetare dhe promovimin e vlerave demokratike.
Me këtë rast, kryetari Haliti e falënderoi Ambasadoren Nancy Soderberg për vizitën dhe mbështetjen e vazhdueshme që National Democratic Institute dhe partnerët ndërkombëtarë japin për Kosovën dhe Komunën e Vitisë.Aziz Zuka

You Might Also Like