Në Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve të Kombit në Gjilan, së bashku me bashkëpunëtorë, familje të dëshmorëve, invalidë dhe veteranë të luftës së UÇK-së, bëmë homazhe në nderim të jetës dhe veprës heroike të Abdullah Tahirit, Ibrahim Pacollit dhe Arben Ramadanit.
Sakrifica dhe gjaku i dëshmorëve janë gurthemelet e lirisë tonë.
Kujtimi për ta do të mbetet gjithmonë udhërrëfyes në punën tonë të përditshme për forcimin e shtetit.
Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit!



