Viti

Në Pozharan u shënua Dita e Shkollës dhe u zbulua busti i veprimtarit Halil Alidema

U shënua Dita e Shkollës dhe u zbulua busti i veprimtarit Halil Alidema

Në SHFMU “Halil Alidema” në Pozharan, sot është mbajtur manifestim solemn me rastin e Ditës së Shkollës, ku njëkohësisht u bë edhe zbulimi i bustit të veprimtarit, intelektualit dhe patriotit të shquar shqiptarn nga Pozharani, Halil Alidema.

Ky aktivitet u organizua nën perkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, e ku ishin tubuar personalitete institucionale, familjarë, bashkëveprimtarë, veteranë, përfaqësues të institucioneve dhe qytetarë të shumtë.

Ceremonia nisi me intonimin e himnit kombëtar dhe himnit shtetëror nga kori i shkollës, duke i dhënë ngjarjes një atmosferë solemne dhe dinjitoze.
Të pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe ish-Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, si dhe personalitete të tjera të jetës publike e kombëtare, ndër ta edhe Ekrem Kryeziu, mik dhe bashkëveprimtar i Halil Alidemës si vajzat e ti, Lindita dhe Yllka.

Me këtë rast, Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, mbajti një fjalë rasti, ku vlerësoi lart figurën dhe kontributin e Halil Alidemës në rrugëtimin kombëtar dhe politik të Kosovës, duke e cilësuar atë si një ndër figurat më të rëndësishme të rezistencës dhe vetëdijes kombëtare shqiptare.

Fjalë përshëndetëse mbajti edhe ish-Presidentja Vjosa Osmani, e cila rikujtoi kontributin dhe sakrificën e Halil Alidemës për lirinë dhe shtetësinë e Kosovës.

Të pranishmit i përshëndeti edhe Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Vitisë, Arta Alidema Ajeti, si dhe drejtoresha e shkollës, Drita Pira, të cilat vlerësuan rëndësinë e kësaj dite dhe ruajtjen e kujtesës historike për figurat që kontribuan për Kosovën.

Në emër të familjes Alidema, të pranishmit i përshëndeti edhe Yllka Alidema, vajza e veprimtarit Halil Alidema, e cila falënderoi institucionet dhe të gjithë pjesëmarrësit për nderimin dhe respektin ndaj figurës së babait të saj.

Gjithashtu, një fjalë rasti mbajti edhe Gjevat Haziri nga Shoqata e të Burgosurve Politikë, i cili foli për veprimtarinë dhe sakrificën e Halil Alidemës në periudhat më të vështira për popullin shqiptar.

Në kuadër të programit artistik dhe kulturor, nxënësi Almir Alidema interpretoi një monolog kushtuar jetës dhe veprës së Halil Alidemës, duke sjellë emocione dhe respekt për figurën e tij.

Ngritja e bustit të Halil Alidemës erdhi me iniciativë dhe vendim të Kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, në shenjë nderimi dhe respekti institucional për jetën dhe veprën e veprimtarit të shquar kombëtar.

Krejt ne fund u be edhe zbulimi i bustit të Halil Alidemës pranë shkollës që mban emrin e tij u cilësua si një akt i rëndësishëm institucional, historik dhe kombëtar, në përjetësim të figurës së një njeriu që jetën ia kushtoi lirisë, dinjitetit kombëtar dhe çështjes së Kosovë dhe I cili do tene roje perjetesisht ne oborrin e kesaj shkolle ku per nje kohe kishte punuar edhe Halil Alidema .Aziz Zuka

You Might Also Like