Futboll

FC Drita u prit nga i pari i komunës së Gjilanit

Klubi FC Drita u prit nga i pari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni dhe nga drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Kushtrim Zeqiri.
FC Drita falënderon kryetarin për pritjen e ngrohtë dhe për mbështetjen e vazhdueshme ndaj klubit, si dhe ndaj sportit në përgjithësi.
Komuna e Gjilanit tashmë e ka kthyer në traditë mbështetjen për klubet e qytetit, veçanërisht në mbulimin e kostove të fazave përgatitore — një praktikë shumë e rëndësishme që ndihmon klubet në organizim, zhvillim dhe përfaqësim sa më dinjitoz.
FC Drita mbetet mirënjohëse për këtë përkrahje dhe e përkushtuar të vazhdojë të përfaqësojë me krenari qytetin e Gjilanit.

You Might Also Like