Në Shkollën Fillore të Mesme të Ultë “Nazmi Hoxha” nxënësit e klasës së V-1 kanë promovuar një libër, duke dëshmuar se nuk shkruajnë vetëm të rriturit por edhe fëmijët.
Ata së bashku me mësuesen e tyre Emine Huruglica kanë promovuar librin me poezi për fëmijë të titulluar “Zemra të vogla, fjalë të mëdha”.

Është kjo edhe një dëshmi se në Shkollën Fillore të Mesme të Ultë “Nazmi Hoxha” punohet shumë dhe se ka nxënës të talentuar.
Drejtoria e shkollës dhe i tërë kolektivi i ka përgëzuar ata për punën dhe angazhimin e tyre të jashtëzakonshëm, duke i uruar për interpretimet e tyre të shkëlqyeshme. /kryelajmi.com/.





