Gjilan

AAK, dega në Gjilan mbetet përkrah qytetarëve

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dega në Gjilan ka mbajtur sot takim me strukturen e partisë në të cilin është diskutuar për situatën politike në nivel nacional, qeverisjen komunale dhe për tema tjera me interes për qytetarët.
AAK ka dëshmuar në secilën rrethanë se ishte, është dhe mbetet përkrah qytetarëve dhe shumë e vendosur në tema të interesit të përgjithshëm.
AAK në Gjilan është subjekt serioz, i organizuar mirë dhe i shtrirë në tërë territorin e Komunës.
Bashkë ndamë mendimin se qeverisja komunale në Gjilan ka dështuar dhe çdo ditë që kalon me këtë mentalitet qeverisës, nënkupton një ditë më e keqe se e djeshmja.
AAK do të jetë skanere serioze e punës së kryetarit të Komunës dhe institucioneve tjera komunale në Gjilan, kësisoj do t’i bëjë publike të gjitha shkeljet dhe parregullësitë eventuale të pushtetit lokal.
AAK po rritet sepse shpresat për ndryshim nga qeverisja aktuale po zbehen nga dita në ditë.
Aleanca e ka dëshmuar se e mban fjalën, se premtimet i konsideron kontratë me qytetarin.
Aleanca po fuqizohet, madje si kurrë më parë!

You Might Also Like