Gjilan

U mbajt gjiro me biçikleta me moton, “Lëviz pa Makina”

Në kuadër të “Javës Europiane të Lëvizshmërisë”, komuna e Gjilanit në bashkëpunim me Klubin Urban Bike 06, më sot kanë organizuar gjiro me biçikleta me moton, “Lëviz pa Makina”, e cila synon ndërgjegjësimin e qytetarëve që të shmangin të paktën për një ditë përdorimin e automjeteve të tyre, të cilat janë edhe ndotëset kryesore të ajrit.

Komunikata e plotë:

JAVA EUROPIANE E LËVIZSHMËRISË

Klubi Urban Bike 06 në bashkëpunim me Drejtorinë për Kulturë Rini dhe Sport në KK GJILAN ka organizuar gjironë me biçikleta duke shënuar ditën me moton “LËVIZIM PA MAKINA”

Falenderim i veqant në saje të bashkëpunimit i referohet për Drejtorin z.Kushtrim Zeqirin si dhe për POLICINË E KOSOVËS
Me Respekt KUB 06

You Might Also Like