Gjilan

Ahmet Isufi: I dhamë lamtumirën e fundit aktivistit të dalluar të çështjes kombëtare, atdhetarit të devotshëm, Sadik Berisha

I dhamë lamtumirën e fundit aktivistit të dalluar të çështjes kombëtare, atdhetarit të devotshëm, Sadik Berisha.
Janë shumë të rënda ndarjet përfundimtare nga njerëzit që i njohëm nga fëmijëria e sidomos nga lidhja familjare e shoqërore në ditët më të vështira e më domethënëse për lirinë e atdheut.
Sadiku si pinjoll i familjes Berisha, nip i plakut të urtë e bujar Rexhep Berisha e i kalitur me tregimet e luftëtarëve ndër breza deri te xhaxhai i tij, Heroi i Kombit Nuhi Berisha, s’kishte si të ishte ndryshe pos aktivist i lëvizjes për liri deri në çlirimin e vendit.
Do t’na mungojë buzëqeshja e tij, energjia pozitive e gjallëria që shfaqte kudo që gjendej, por do t’na mbesin kujtimet më të mira për kohën sa ishim bashkë në familje, në shoqëri e në aktivitete atdhetare.
Pusho në paqe shoku ynë i idealit, Sadik!
Ahmet Isufi, ish-komandant i ZOK-ut

You Might Also Like