Kryeministri Albin Kurti, nuk e ka komentuar deklaratën e vartësit të tij, ministrit Liburn Aliut, që tha se Kosova është një projekt i përkohshëm, duke iu referuar aspiratës për bashkim me Shqipërinë që e tha në emisionin “Zanat” në T7.
Kurti nga Gjilani kur u pyet për komentet rreth kësaj deklarate shtoi se nuk e ka pa dhe se në Gjilan është për punën dhe projekte të tjera.
“Nuk po më duhet e përshtatshëm që unë të komentojë emisione televizive që nuk i ka pa, por zëdhënësi im Përparim Kryeziu më tha që ai ka qenë emision festiv, por këtu sot jemi për punë që po bëhen për qytetarët në të mirën e tyre dhe ky është përqendrimi ynë”.
Përderisa kur foli për autostradën e Gjilanit, tha se kanë dal probleme me rrëshqitjen e dheut, për çka sqaroi se duhet të riformatohet kontrata dhe të bëhen edhe disa shpronësime, raporton EO.
“Edhe unë e ndaj me juve brengën për autostradën munguar të Gjilanit tash e 7 vjet. Kohëve të fundit ajo çfarë është shqetësim është fakti se janë paraqitur disa problem të rrëshqitjes së dheut na duhet ta riformtimin e kontratës që të bëhet edhe disa shpronësime që të sanohen këto probleme që na janë shfaqur”.
“Përderisa po eci me shpejtësi na është shfaqur ky problem. Për vazhdimin e autostradës nga Bresalci në Dheun e Bardh e kemi ndarë buxhetin dhe në vitin e ardhshëm priret tenderimi.