Në shkollën SHFMU „Mulla Idris Gjilani” në Velekincë, këtë të mërkurë u mirëpritë përfaqësuesit e katër portaleve informative, të cilët me përkushtimin dhe profesionalizmin e tyre kanë kontribuar në pasqyrimin dhe promovimin e aktiviteteve shkollore të kësaj shkolle.
Në shenjë falënderimi dhe vlerësimi për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme, Zaim Zymeri, drejtor ndau mirënjohje për gazetarët Fehmi Sylejmani, Muhamet Halili, Visar Beqiri dhe Enver Sadiku.
“Kontributi i mediave në promovimin e punës së shkollës, sukseseve të nxënësve dhe aktiviteteve edukative e arsimore është i çmuar. Përmes këtij bashkëpunimi, puna dhe përkushtimi i komunitetit tonë shkollor marrin vëmendjen dhe vlerësimin e merituar.
Faleminderit për mbështetjen, bashkëpunimin dhe përkushtimin tuaj ndaj arsimit!”, ka thënë Zaim Zymeri, drejtor në SHFMU „Mulla Idris Gjilani” në Velekincë. /kryelajmi.com/.





