Altin Bytyçi bardhekaltër
FC Drita njofton arritjen e marrëveshjes me futbollistin Altin Bytyçi.
Bytyçi, qendërmbrojtës nga Kosova, i bashkohet klubit për të forcuar repartin defensiv dhe për të sjellë cilësi, përvojë dhe karakter në skuadër. Me paraqitjet e tij në futbollin elitar, Altini vjen te Drita me motiv të lartë për të dhënë kontributin e tij në objektivat e klubit.
Klubi i uron mirëseardhje Altinit në familjen bardhekaltër dhe shumë suksese me fanellën e FC Drita.





