Gjilan

Arianit Sadiku zgjidhet kryesues i Asamblesë Komunale të Gjilanit

Asambleja Komunale e Gjilanit është mbledhur këtë të enjte për të zgjedhur kryesuesin  e saj, gjë që është bërë një ditë më herët se sa që ishte parashikuar, pasi që siç është thënë shkaku se dita e premte është ditë feste. Shih për këtë, LDK pati vërejtje se seanca u thirr me nguti, andaj tre këshilltarë të këtij subjekti politik mungojnë në punime.

Fillimisht janë propozuar tre anëtarë të komisionit nga tri subjektet më të mëdha politike në Asamblenë Komunale të Gjilanit.

LDK subjekt që ka fituar më së shumti këshilltarë ka patur të drejtën që të propozojë e para e  Abdyl Aliu (LDK), tha se morëm 4 mijë vota më shumë se subjekti i dytë i politik, VV, shkruan kryelajmi.com

“Ne do të jemi në opozitë. Kryetari Hyseni na ka bërë ftesë, jemi taku kemi biseduar dhe do të jemi konstruktivë”, tha Aliu që pati vërejtje në lidhje me luajtjen e datave, ngase seanca është thirrur me nguti dhe tre anëtarë të Kuvendit nga radhët mungojnë, pasi nuk ishin në dijeni. Ai ka propozuar që Shpresa Kurteshi – Emini të jetë kryesuese e Asamblesë Komunale të Gjilanit nga radhët e LDK-së.

Ismajl Kurteshi, kryesues, tha se pajtohet se duhet punuar bashkërisht në interes të qytetarëve e sa i përket thirrjes urgjente, por ai shtoi se nesër është ditë feste ishin të detyruar që mbledhjen t’a mbajnë sot.

Nga radhët e VV-së është propozuar Arianit Sadiku, aktivist nga Lëvizja Vetëvendosje dhe se propozuesi tha se ai do të jetë përfaqësues i denjë, në shërbim të qytetarëve dhe do të dijë të organizojë punën e Kuvendit. PDK, AAK dhe subjektet tjera nuk patën propozime.

Për zgjedhjen e kryesuesit kanë votuar 35 këshilltarë komunalë, prej tyre 18 ishin për Arianit Sadikun, i cili u zgjodh kryesues i Asamblesë Komunale të Gjilanit. /kryelajmi.com/.

You Might Also Like