Gjilan

Kryetari i Degës së LDK-së z. Lutfi Haziri vazhdoi ciklin e debateve me qytetarët Cernicës, Livocit të Ulët, Blinajës, Kravaricës, Vrapçiqit dhe Gumnishtës

Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega në Gjilan, ka vazhduar me ciklin e takimeve me qytetarët “LDK ju dëgjon” me banorët e Cernicës, Livoçit të Ulët, Blinajës, Kravaricës, Vrapçiqit dhe Gumnishtës.
Në këtë takim të përbashkët bashkëbisedimi ka marrë pjesë edhe kryetari i Degës, njëherësh nënkryetar në nivel qendror, z. Lutfi Haziri.
Për dy muajt e ardhshëm, ne do jemi në gjithë territorin e Komunës së Gjilanit për t’i dëgjuar qytetarët tanë dhe kërkesat e tyre. Jemi parti e parë në Kuvendin Komunal por jemi opozitë, por edhe si të tillë po përfaqësojmë me dinjitet qytetarët tanë, po i adresojmë hallet e tyre, tha kryetari z. Haziri.
Kryetari i LDK-ë në Gjilan, ka njoftuar strukturat se procesi i regjistrimit të brendshëm të LDK-së po shkon mjaftë mirë, duke bërë thirrje që të vazhdojnë të regjistrohen të gjithë ata që dëshirojnë të jenë pjesë e familjes tonë politike.
Kryetari z. Haziri ka falënderuar banorët e këtyre fshatrave për përkrahjen e vazhdueshme ndaj politikave të LDK-së, në çdo fazë e në çdo kohë.
Interesimi i banorëve të këtyre fshatrave për të marrë pjesë në debat ka qenë i jashtëzakonshëm. Zhvillimet politike në Komunë, gjithashtu edhe në qeverisje qendrore, veprimtet e Degës pas Konventës, struktura e Komisioneve profesionale të Degës, opozitarzmi i LDK-së dhe rikthimi i LDK-së nëpërmjet mobilizimit dhe regjistrimit të anëtarësisë, ishin disa nga çështjet për të cilat u diskutua e debatua sot.
Në këtë takim ka marrë pjesë dhe u kanë dhënë përgjigje të interesuarve edhe kryetarja e Forumit të Gruas së LDK-së në Gjilan, deputetja Valentina Bunjaku Rexhepi, kryetari i Forumit Rinor dhe këshilltari komunal, Gentrit Murseli, këshilltari komunal, Rijad Elezi, e përfaqësuesit e nëndegëve, Malazog Hoxha, Afrim Hasani dhe Kushtrim Murtezi.

You Might Also Like