Arianiti ka nevojë për ndihmën tonë!
Apel për ndihmë: Arianiti vazhdon betejën me sëmundjen, nevojitet mbështetje për trajtimin dhe rikuperimin.
Kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka bërë me dije se Komuna e Gjilanit, përmes Zyrës së Kryetarit, do t’i ofrojë mbështetjen e saj Arianitit dhe familjes së tij në këtë rrugëtim të vështirë.
“Në të njëjtën kohë, ftoj të gjithë ata që kanë mundësi të kontribuojnë dhe t’i qëndrojnë pranë Arianitit. Çdo ndihmë, sado e vogël, bën ndryshim, ndërsa edhe shpërndarja e këtij apeli është një kontribut i madh”, ka thënë kryetari Hyseniu.
Linku i GoFundMe: https://www.gofundme.com/…/ndihme-per-arianitin-ne…



