SPORTI

Ariola Ajvazi shkëlqen në gjimnastikë artistike

 

Në Prishtinë këtë të shtunë janë mbajtur garat e Kupës së Kosovës në Gjimnastikë Artistike për femra, që ishte dita e dytë , gara të cilat i ka organizuar Federata e Gjimnastikës së Kosovës.

Në këtë garë ka marrë pjesë edhe Akademia e Gjimnastikës “Halil Alidema”, e cila është paraqitur me pionieren Ariola Ajvazi, e cila pati performancë në parter, kapërcime, tra ekuilibror.

Në këtë garë, Ariola ka treguar sukses shumë të mirë duke zënë vendin e dytë në kapërcime. Gjithashtu ajo doli e treta në parter dhe vendin e katërt në tra ekuilibror.

Siç thekson trajneri i saj, Hazir Alidema, ky është një sukses i madhe i Akademisë së Gjimnastikës “Halil Alidema” dhe këto suksese erdhën edhe falë punës së palodhshme edhe të ndihmësit të tij Ard Kryeziu.

Viti 2021 ishte shumë i suksesshëm për Akademinë e Gjimnastikës “Halil Alidema”, që arriti suksese të mëdha.

 

Ariola Ajvazi

You Might Also Like