Futboll

Arlind Hoxha i dha lamtumirën futbollit

Arlind Hoxha, futbollist i Vllaznisë së Pozharanit edhe zyrtarisht i ka dhënë lamtumirën lojës active në futboll. Pas gati afro dy dekada si futbollist aktiv, Arlind Hoxha ka përzgjedhur pikërisht ndeshjen Vllaznia – Vitia për t’i dhënë fund karrierës së tij prej futbollisti.

Arlind Hoxha ka qenë pjesë me rëndësi e futbollit pozharanas. Ai ishte pjesë e ekipit që nga Liga e Dytë kaloi në Ligën e parë e më pas falë kontributit të tij Vllaznia e Pozharanit ka bërë hapin historik duke u inkuadruar në Superligën e Kosovës në futboll.

Për tërë këtë angazhim, Arlind Hoxha është shpërblyer me mirënjohje nga klubi i tij, ai është përshëndetur me lojtarët e të dy ekipeve, sikurse që është përshëndetur edhe me tifozët e flaktë të KF Vllaznia – “Tigrat”.

You Might Also Like