KRONIKË E ZEZË

Arrestohet një person për posedim te armës dhe municionit pa leje

Arrestohet një person për posedim te armës dhe municionit pa leje

Kllokot, 25 shkurt 2022

Drejtoria Rajonale e Policisë, Njësia e Reagimit të Shpejtë (NjRSH) me datë 25.02.2021 rreth orës 00:55 derisa ishte në pikë kontrolli rutinë kanë ndalë veturën Mercedes me targa 01.

Njësiti policor ka vërejtur se nga vetura është hedhur një mjet dhe menjëherë janë ndërmarr veprime dhe rrjedhimisht është gjetur se nga vetura është hedhur një pistoletë prodhim çek me katër copë fishekë.

Po ashtu gjatë kontrollit në brendi të veturës është gjetur edhe një radio lidhje e dorës e llojit “blofeng” BF-666S .

Të dyshuarit janë sjellë në Stacionin Policor në Kllokot ku janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit të shtetit arma dhe radiolidhja janë konfiskuar si prova materiale, ndërsa ndaj njërit nga të dyshuarit I. A. (1992) caktohet masa e ndalimit për 48 orë me kallxim penal “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Rasti i referohet Prokurorisë Themelore Gjilan.

You Might Also Like