Futboll

Artan Miftari i lidhur ngushtë me futbollin

Ai quhet Artan Miftari. Artani është nga Sadovina e Jerlive por që tash e një kohë të gjatë jeton në Viti. Edhe pse në moshë relativisht të re, ai është një punëtor i vyeshëm i sportit dhe tifoz i pasionuar i futbollit. Ai ndryshon, për dallim nga bashkëmoshatarët e tij të cilët kryesisht e ndjekin futbollin ndërkombëtar, në venat e tij guximshëm rrjedh tifozllëku dhe pasioni për futbollin vendor. Artani si i ri pati rastin të shijoj spektakle nga futbolli vendor në kohën e okupimit serb të Kosovës. Edhe pse okupatori serb bëri të pamundurën që të ndaloj dhe të shuaj sportin në Kosovë, ekipet kosovare vazhduan të luanin përkundër asaj që policia serbe burgoste lojtarët dhe punëtorët e sportit, në ato kohëra në Sadovinë luheshin lojëra të niveleve të mëdha nga liga e parë (Superliga), në ato kohë, profesori i nderuar i muzikës Selim Bislimi kishte formuar korin e të rinjve, të cilët do të paraprinin në ndeshjet e mëdha që zhvilloheshin në fushën e futbollit në Sadovinë, në atë kor nuk kishte si të mungonte edhe Artani. Ai ishte anëtar i rregullt i korit muzikor që do t’i paraprinte edhe 2 finalistëve të kupës së Kosovës që luheshin në Sadovinë. Kjo ishte periudha që Artanin e bëri tifoz të pasionuar të futbollit kosovar e në veçanti të ekipit të tij të zemrës KF ‘’Uniteti”, të cilin e përcolli në çdo sfidë. Ai ishte prezent në çdo gëzim e hidhërim të Unitetit. Edhe sot kur tani më KF ”Uniteti” nuk ekziston si skuadër ai nuk iu nda sportit,tashmë që një kohë të gjatë është pjesë e Kf “Vitia”, si anëtar i ligës së parë të Kosovës. Sot ai kujton me emocione e nostalgji atë kohë të ndritur të futbollit kosovar kur forcat serbe pengonin çdo aktivitet sportiv e intelektual shqiptar. Artan Miftari rikujton vështirësitë në të cilat kalonte udhëheqja e atëhershme dhe futbollistët në fusha të baltosura pa asnjë kusht për zhvillimin e ndeshjeve normale si dhe frika nga policia që pengonin dhe ndërpresnin ndeshjet. Artani ishte shndërruar në një simbol të asaj tifozërie të flaktë dhe ishte një shembull korrekt dhe i pandashëm. Ai ishte zgjedhur edhe kryetar i klubit të tifozëve të KF  “Uniteti” dhe për angazhimin e tij si tifoz të klubit të zemrës u falënderua disa herë nga udhëheqja e klubit e sidomos nga trajneri i mirënjohur Ahmet Hasani. Artani falënderon Ahmetin duke shtuar se ai padyshim i dha shpirt dhe zemër ish-Kf”Unitetit” nën drejtimin e të cilit arriti suksese të mëdha si dhe futbollit vitias . Poashtu falenderon edhe presidentin e klubit Nexhat Fetahu për përkrahjen dhe kontributin e dhënë për Kf “Unitetin”. Artan Miftari, me plotë meritë tani është në postin e sekretarit të Kf “Vitia”, por siç shprehet ai ëndrra e tij është që klubi i tij i zemrës KF “Uniteti” të ringjallet.

You Might Also Like