Gjilan

Aurorë Osmani zgjidhet anëtare e kryesisë së PDK në nivel qendror

Postimi i Autorë Osmanit:

Pas besimit që më është dhënë kohë më parë për të udhëhequr një drejtori komunale, më pastaj pas besimit për të qenë nënkryetare e PDK-së këtu në Gjilan, nga sot do të jem pjesë e kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës në nivelin qendror.

Është e natyrshme e normale që në momente të tilla të veçanta, ndjenjat të jenë të përziera, e nuk gjendet një emërtim adekuat për t’i shfaqur ato. Kjo ndodh për shumë arsye, mes ndjenjës së përgjegjësisë, krenarisë, triumfit, skepticizmit, pyetjes se a do të jem mjaftueshëm i/e mirë, kontributit e përkushtimit, angazhimit e falenderimit, mirënjohjes e duartrokitjes, krijohet një tërësi e miksuar, e të cilën e kuptojnë drejtë vetëm ata që shohin përtej vetes, e përpara atributeve të rastësishme, kanë një platformë fantastike e serioze.

Përtej kësaj nuk kam çka të shtoj!

Faleminderit Kryetar Memli Krasniqi
Faleminderit Kryetar Riad Rashiti

Cheers to new beginnings! 🌹

You Might Also Like